1Aktorja Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin kanë arritur të firmosin marrëveshjen e divorcit duke ndarë gjithçka që kanë në mënyrë të barabartë.

Sipas raportimeve në SHBA, kërkesa që tregon fundin e 10 viteve marrëdhënie do të parashtrohet sot.

Burime pranë çiftit kanë deklaruar se pas ndarjes, mes tyre nuk do të ketë më as miqësi.

Detajet e divorcit ende nuk janë bërë të qarta, por ajo që dihet është se pasuria e tyre prej afro 120 milionë paund do të ndahet në mënyrë të barabartë dhe gjithashtu po njësoj do të veprohet edhe për kujdestarinë e fëmijëve.

tvklan.al