Fetullah Gylen i akuzuar si përgjegjësi kryesor për grushtin e dështuar të shtetit 15 korrikun e vitit të kaluar, pranon se ka takuar një person të lidhur me kryengritjen për rrëzimin e Erdogan.

Në një intervistë për “France 24”, Imami turk, në azil në Shtetet e Bashkuara, rrëfen se është takuar me Adil Oksyz, personin e akuzuar nga qeveria turke për udhëheqjen e grushtit të dështuar të shtetit. Gylen tha se ky person e kishte vizituar para disa vitesh në rezidencën e tij në SHBA, por nga ana tjetër mohoi se ka gisht në tentativën për rrëzimin e Erdogan.

Për herë të parë e kam takuar Adil Oksyzin para 30 vjetësh, kur ai ishte student. Eksitojnë edhe disa foto të miat me të dhe djalin e tij, por kjo nuk do të thotë asgjë. Të marrësh një foto dhe të bësh lidhje të tillë, do të thotë të nxjerrësh përfundime të nxitura nga urrejtja, tha Gylen. Imami turk renditi më tej një listë emrash nga partia e Erdogan, AKP, me të cilët kishte dalë në foto.

Natën e 15 korrikut Adil Oksyz është parë në një bazë ushtarake në Ankara. Ai u arrestua, por u la i lirë për mungesë provash. Që nga ajo kohë ka humbur gjurmët dhe është shpallur në kërkim.

Pak ditë më parë në 1-vjetorin e grushtit të shtetit, presidenti Erdogan, premtoi para qindra mijëra turqve në Bosfor se do t’u presë kokat të gjithë pjesëmarrësve në puç, duke lënë të lirë edhe rikthimin e dënimit më vdekje. /Tv Klan