Aktorja e njohur turke, Nurgul Yeşilçay ka prezantuar dashurinë më të madhe të jetës së saj, të birin 12-vjeçar.

Aktorja e njohur në Shqipëri për rolin e Gylserenit në serialin “Fate të Kryqëzuara” ka postuar një foto gjatë darkës me të birin Osman Nejat.

Ai është fryt i dashurisë së saj me ish-bashkëshortin Cem Ozer, me të cilin u divorcua në vitin 2010 pas 6 vitesh martesë.

Aktorja 41-vjeçare u bë nënën në moshën 29-vjeçare dhe të gjithë kohën e lirë e kalon me të birin. “Fëmija im është rritur ca”, shkruan Yesilçay poshtë fotos me të birin./tvklan.al