Aktori i njohur turk, Engin Altan Duzyatan, i cili luan rolin e personazhit kryesor në serialin “Ertugrul” që po thyen të gjitha rekordet e shikueshmërisë, tha se fillimisht e kishte refuzuar dy herë rolin që po i jep jetë prej tre vitesh.

Duke folur para studentëve në një festival filmi në Universitetin Hasan Kalyoncu, Duzyatan tha se ishte shumë i interesuar pas historisë turke dhe asaj të botës, por megjithëkëtë ai kishte refuzuar dy herë të pranonte rolin e Ertugrulit pasi kishte lexuar skenarin.

Fillimisht e refuzova rolin dy herë sepse kisha frikë se projekti nuk do të realizohej

.”

Ai tha se nëse nuk punoni me një ekip vërtetë profesionist, megjithëse përpiqeni të realizoni diçka të madhe mund të bëheni qesharakë. Sipas tij, të tilla gjëra kanë ndodhur më parë në Turqi, kur ekipe të ndryshme ishin bërë qesharakë teksa përpiqeshin të realizon seriale historike.

Për këtë arsye edhe refuzova. Më pas mu drejtuan sërish. Skenari ishte vërtetë shumë i mirë, besova se do të realizohej dhe pranova.

Ertugrul  transmetohet suksesshëm në shumë vende të botës që prej vitit 2014, ndërsa aktori 37-vjeçar luan rolin kryesor në serial. Të gjithë e kanë shumë të vështirë ta imagjinojnë serialin pa Duzyatanin.

Duzyatan tha se për këtë serial kishin nisur të punonin tre muaj e gjysmë para se të niste transmetimi në televizion i serisë së parë, një kohë e madhe po të kesh parasysh se shumë seriale xhirohen gjatë javës për tu transmetuar në televizion javën tjetër.

Kemi marrë trajnime për kalërimin dhe përdorimin e shpatave, gjuajtje shigjete etj

”, tha Duzyatan. /tvklan.al