Aktorja e famshme turke Neslihan Atagul i ka habitur të gjithë me tatuazhin e çuditshëm dedikuar bashkëshortit të saj, Kadir Dogulu.

Atagul, e njohur si Nerimani e serialit “Mes dy dashurish” apo Nihani e  serialit “Dashuri pafund” ka bërë tatuash shkronjën e parë të bashkëshortit të saj në pjesën e brendshme të buzës së poshtme.

Aktorja 24-vjeçare shpërndau një foto të tatuazhit me ndjekësit e saj në Instagram.

“E di që sytë e mi tashmë të duan ty”,  shkroi Atagul sipër postimit.

Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu u dashuruan gjatë xhirimeve të serialit “Mes dy dashurish” dhe u martuan verën e kaluar me një ceremoni madhështore në Stamboll. /tvklan.al