Prokurorët i kërkuan sot një gjykate të OKB-së në Hagë burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiçin, gjeneralin serb të Bosnjës, i akuzuar për vrasjen e mijëra myslimaneve të Srebrenicës në vitin 1995.

Kundër 74-vjeçarit Mlladiç janë ngritur dy akuza për gjenocid, pjesë e përpjekjes së tij për të ndërtuar një shtet etnikisht të pastër serb në Bosnjën shumetnike, së bashku me kreun politik Radovan Karaxhiç, i cili u dënua në muajin mars me 40 vjet burg.

Në mbyllje të gjykimit katërvjeçar, prokurorët përdorën dokumente dhe prova filmike për të argumentuar se Mlladiçi kishte dhënë personalisht urdhër për të vrarë myslimanet në Srebrenicë, pas përpjekjeve sistematike për t’i lënë ata të vuanin urie, akuza që Mlladiçi i mohon.

Gjykatësit pritet ta japin vendimin dhe dënimin vitin e ardhshëm./tvklan.al

Burimi: VOA