Komisioneri për zgjerimin në BE, Johanes Hahn ka reaguar në një deklaratë, ku shpreh keqardhje për bojkotin e Parlamentit nga opozita, e cila prej 5 ditësh po proteston para Kryeministrisë. Hahn është shprehur se, debati politik nuk duhet të bëhet jashtë, por brenda parlamentit.

“Më vjen shumë keq për bojkotin parlamentar të shpallur nga opozita. Debati politik nuk duhet të bëhet jashtë, por brenda parlamentit.  Bashkëpunimi i qeverisë dhe opozitës është vendimtar për ambicien e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Është me rëndësi të madhe për të vazhduar debatet parlamentare, në një kohë kur reformat e rëndësishme janë në rendin e ditës të Parlamentit, të tilla si: ngritja e organeve të verifikimit për reformën në drejtësi, si dhe diskutimet për reformën zgjedhore; duke përfshirë rekomandimet për zgjedhjet nga OSBE / ODIHR-i, të cilat janë të domosdoshme për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këto reforma janë të domosdoshme që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit në BE.”

/tvklan.al