Në pritje që presidenti Gjorge Ivanov të mandatojë kreun e LSDM-se për krijimin e qeverisë se rë të Maqedonisë, Brukseli ka qartësuar qëndrimin e tij.

Me ane të një deklarate, Komisioneri per Zgjerimin, Johanes Hanh, u shpreh se ndryshimet politike duhet të mirëpriten, kur ato janë rezultat i shoqërive demokratike.

Reagimi i Hanh vjen pas deklaratës se ashpër të ish-kryeministrit Grueveski, i cili një ditë më parë e quajti projektligjin që i jep dritë jeshile zyrtarizimit të gjuhës shqipe si katastrofal dhe tha se partia e tij do të marrë masa qe të mbroje vullnetin e shumicës.

Gruevski gjithashtu akuzoi Tiranën zyrtare se është përpjekur te imponojë gjuhen shqipe në Maqedoni.

Të shtunën në mbremje, kryesia e LSMD –se vendosi të mandatojë për krijimin e qeverisë se re, kreun e saj, Zoran Zaev, i cili po gjatë mbrëmjes se kaluar është pare në Presidencë.

Ende nuk dihet çfarë ka biseduar Zaev me presidentin Ivanov, por pritet qe ky i fundit ta mandatojë për krijimin e qeverise, pasi Gruevski dështoi të bënte marrëveshje me partitë shqiptare. Bashkimi Demokratik për Integrim është shprehur pro formimit të qeverisë nga Zaev./ TV KLAN