Komisionari i Bashkimit Evropian për Politikat e Zgjerimit dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, do të vizitojë Shqipërinë këtë javë.

Përveç takimit me liderët politikë, Hahn do të marrë pjesë edhe në konferencën e medias që do të mbahet në Tiranë më 9 dhe 10 Nëntor.

Sipas zyrës së Bashkimit Europian në Tiranë, mbi 250 përfaqësues të organizatave mediatike dhe politikbërjes nga Ballkani Perëndimor dhe BE-ja do të takohen në një konferencë në Tiranë, e cila i dedikohet rolit të rëndësishëm të medias.

Para konferencës, Hahn tha: “

Liria e shprehjes është një e drejtë themelore e BE-së dhe sikundër edhe një gur themelor në procesin e zgjerimit, me shtypin e lirë dhe të fortë si një drejtues të transformimit demokratik.

/tvklan.al