Johannes Hahn, Komisioneri i Bashkimit Europian për Politika të Zgjerimit deklaron se i përkrah diskutimet mbi çështjet kyçe në mes Serbisë dhe BE -së, si dhe hapat e anëtarësimit të Serbisë në union.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Hahn shprehet se Serbia ka mbështetjen e BE-së në çdo hap të rrugës drejt integrimit.

Siç raporton

Klan Kosova, 

Hahn do të udhëtojë drejt Serbisë të shtunën ku do të takohet me kryeministrin Aleksandar Vuçiç dhe me anëtarë të tjerë të qeverisë së re serbe.

Zyrtari i lartë i BE-së, shprehet se ka besim të plotë në bashkëpunimin e shkëlqyer që Serbia ka krijuar me BE-në gjatë viteve të fundit.

“Angazhimi i Serbisë drejt anëtarësimit në BE është i fuqishëm”

, shkruan Hahn, duke shtuar se “sigurisht, ka shumë sfida të vështira përpara”./tvklan.al