Eurokomisioneri për zgjerim Johannes Hahn sot është për vizitë në Shkup, ku pritet takimi me kryeministrin Zoran Zaev, informon INA.

Hahn do të marrë pjesë në seancën e qeverisë kushtuar reformave prioritare në planin e integrimeve euroatlantike. Pas kësaj mbledhje, Hahn dhe Zaev do të kenë konferencë të përbashkët me gazetarët.

kjo vizitë do të jetë ndryshe, pasi që Han vjen në periudhën kur ka Qeveri të re, por edhe me detyra të reja për Qeverinë e Zoran Zaevit.

Hahn është ndërmjetësi që u angazhua në firmosjen e marrëveshjes së Përzhinës në qershor të 2015 midis katër partive të mëdha politike VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH, përmes së cilës u hap rruga e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, por të organizuara nga një qeveri kalimtare me mandat 100 ditësh, informon INA.

Hahn kishte ardhur dhe shkuar disa herë nga Brukseli në Shkup dhe anasjelltas, por duke mos arritur të bind palët politike për të arritur marrëveshje. Ky rrugëtim i ka zgjatur më shumë se dy vite. Një ditë më pas në Shkup do të vjen edhe Rajnhard Pribe, i cili do të jep kahjet për zbatimin e reformave të domosdoshme, që vendi të hap një shteg të ri për anëtarësim në BE. /INA