Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë i BE-së, Johannes Hahn, ka takuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Një takim i mirë me Thaçin në Forumin Ekonomik në Davos. BE është e interesuar për të shtyrë përpara gjithë Ballkanin Perëndimor.

Por në kthim të kësaj duhet përpjekje më e madhe e të gjitha vendeve.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është kyç për progres”,

ka shkruar Hahn në Twitter./Klan Kosova