Një ndjekje si nëpër filma mes hajdutëve shqiptarë dhe policisë italiane në autostradën ‘Agrate Brianza’ në Abbiategrasso.

Mediat italiane shkruajnë se një grup shqiptarësh prej 4 persona vodhën një BMW 650, por që u zbuluan menjëherë nga policia. Ata u larguan me shpejtësi, megjithatë forca të shumta policore u vunë në ndjekje të tyre.

Ata rritën shpejtësinë e makinës duke ecur me 200 km/orë dhe duke mos i ndaluar asnjë patrulle policie. Sapo arritën në Brianza East, shqiptarët humbën kontrollin e makinës për shkak të rrugës së lagur nga reshjet e shiut.

Mjeti doli nga rruga, por fatmirësisht ata nuk pësuan lëndime. Njëri prej tyre doli nga makina dhe u largua në këmbë duke i shpëtuar policisë. Ndërsa tre të tjerët u arrestuan në flagrancë. Policia u sekuestroi atyre edhe sende e objekte që përdornin për hapjen e kasafortave.

/tvklan.al