ObamaGazeta prestigjoze amerikane “New York Times” shkruan se hakerët rusë kanë mundur të hyjnë në kompjuterin e Presidentit amerikan, Barack Obama dhe lexuar email-e të tij.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë pohuan në fillim të këtij muaji, se konstatimi ishte bërë tetorin e vitit të kaluar.

Ata siguruan se “asnjë sistem i mbrojtur, ku përcillen informacionet sekrete të Shtëpisë së Bardhë, nuk është shkelur.

“New York Times” shkruan se shumë prej zyrtarëve të lartë të Shtëpisë së Bardhë kanë dy kompjutera në zyrat e tyre, njëri që funksion në një rrjet shumë të sigurt, ku kalojnë informacionet sekrete, apo të klasifikuara dhe një tjetër, përmes të cilit bëhet lidhja me botën e jashtme, apo ku shkëmbehen informacione josekrete, të paklasifikuara.

Në shumicën e rasteve, sistemet me informacione josekrete përmbajnë informacione jo pak të rëndësishme, përfshirë shkëmbimet me ambasadorë dhe diplomatë, programe dhe debate të ndryshme politike apo lëvizje të stafit.

Sipas “NYT” hakerët nuk kanë mundur të hyjnë në sistemin e telefonit Blackberry të Presidentit amerikan, Barack Obama, por në arkivat e emaileve të tij. Sulmi i hakerave rusë ka rizgjuar debatin e madh për praninë në rrjet të shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Tv Klan