Turpërim kombëtar, bllof kombëtar.

Kështu e kanë cilësuar mediat izraelite humbjen e Kombëtares së tyre ndaj Shqipërisë. Të tjera të përditshme kërkojnë kokën e Elisha Levit. Duhet të japë dorëheqjen, sepse ka prekur fundin. Hebrenjë nuk e pranojnë humbjen ndaj Shqipërisë teksa kanë kryqëzuar Kombëtaren e tyre.

Në fakt ndoshta kanë të drejtë pasi futbollistët dhe trajneri i Izraelit kishin ende imazhin e skuadrës me të cilën fituan, edhe falë arbitrit në “Elbasan Arena”.

Por shqiptarët e kishin ndarë mendjen se nga Haifa nuk do të ktheheshin duarbosh, kishin diskutuar gjatë dhe ishin përgatitur më së shumti mendërisht, se kësaj radhe dinakëria e hebrenjve nuk do t’i pengonte.

Dhe kur u futen në fushë nuk e llogaritën kundërshtarin. Bënë lojën e tyre, përmbushën detyrimin që kanë ndaj fanelës.

E bënë të gjithë si grup, pa egoizëm persona. I pari e tregoi Odise Roshi që pasoi për Sadikun.

Kuqezinjtë treguan se kësaj radhe vetëm grupi mund të fitonte ndeshjen dhe në çdo aksion ishin të gjithë të përfshirë.

Madje edhe në golin e tretë i sapofuturi Cikalleshi la shenjën e tij.

Edhe pse e kanë ende peng ndeshjen e parë në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë morën atë që u takonte. Ne fund të fundit, hakmarrja është mirë të serviret e ftohtë.

Të gjithë shkojnë me pushime të qetë. Në Shtator do të vijë në “Elbasan Arena”, Lichtenstein dhe Kombëtarja do të vizitojë Maqedoninë në një ndeshje delikate. Në të dy këto takime i duhet suksesi për të ruajtur vendin e tretë të grupit.

Tv Klan