HAKMARRJE – EPISODI 23, 24 NË FOTO

 

Në këto dy episode në objektivin e Jamurit do të jetë shkrimtari i njohur Seçkin Ishik.

Ai është i blerë nga familja Arsoj, për të shkruar gënjeshtra për babanë e Jamurit, Adil Çelik.

Ishik, të cilin Jamuri e mban mend që nga vogëlia, i kishte manipuluar të vërtetat pavarësisht se njihej personalisht me familjen Çelik.

Pas vitesh të tëra, Ishik takohet me Shahikan, e cila i kërkon diçka për Derinin. Në këmbim premton se do ta mbështesë për librin e tij të pabotuar me kujtime.

Seleni në krahun tjetër dërgohet në spitalin e të sëmurëve mendorë dhe akuzohet edhe për vrasjen e Ademit.

Xhemreja nuk shkon mirë me mësime si pasojë e problemeve në familje. Barëshi përpiqet ta ndihmojë por ajo sërish zgjedh rrugë të gabuar.

Emreja ngel mes Shahikasë dhe Haldunit në procesin e divorcit që tashmë ashpërsohet. Shahika nuk dëshiron ta përfshijë Emrenë në këtë proces, por një vendim i rëndësishëm i tij mund t’i ndryshojë të gjitha balancat në një moment të vetëm.

Jamuri futet fshehtas në shtëpinë e Seçkin Ishik-ut dhe merr nga aty të gjitha kasetat ku janë takimet që ai ka pasur me të atin. Mëson një të vërtetë që nuk e di. Cili do të jetë reagimi i saj?

Foto nga episodet 23 dhe 24 të serialit Hakmarrje, të cilin mund ta ndiqni në Televizionin Klan.

 


Kategori
HakmarrjeSeriale
0 Komente

Përgjigju

*

*