HAKMARRJE – EPISODI 25, 26 NË FOTO

Jamuri shokohet kur mëson se është motra e Xhemresë. Ajo i kërkon Hakanit t’ia dërgojë videon Haldunit, por ai përpiqet ta bindë që të mos e bëjë sepse kjo mund të dëmtojë Xhemrenë dhe Emrenë.

Emreja nis përgatitjet për t’i propozuar Jamurit për martesë. Shahika bën gjithçka që ta ndalojë këtë.

Seçkini fajëson Derinin për djegien e shtëpisë. Në këtë pikë dyshime ka edhe Ryzgari.

Derini është e sigurt se shtëpinë e ka djegur Jamuri, por ajo e bind se në fakt shtëpinë e ka djegur Shahika për t’ia hedhur fajin Derinit.

Halduni mëson të vërtetën për Xhemrenë dhe çmendet. Niset t’i kërkojë llogari Shahikasë.

Foto nga episodet 25 dhe 26 të serialit Hakmarrje, të cilin mund ta ndiqni në Televizionin Klan.

 

Kategori
HakmarrjeSeriale
0 Komente

Përgjigju

*

*