HAKMARRJE – EPISODI 31

Serial: 17.05.2017


Emre dërgohet në spital, por nuk kujton mirë çfarë ka ndodhur. Ai është i dyshuari kryesor për vrasjen e Selen.

Barësh dhe Xhemre japin dëshmin e tyre lidhur me ngjarjen.

Besimi i Emresë ndaj Jamur është thyer. Ai i kërkon asaj përgjigje ndaj akuzave që i ka ngritur Selen. Çfarë do të thotë Jamur?

Shahika nuk mund të pranojë që djali i saj të përfundojë në qeli, ndaj e ndihmon atë që të arratiset.

Lajmi i vrasjes përhapet kudo dhe fakti që shenjat e gishtërinjve të Emresë gjenden në pisoletën e Selen shton dyshimin ndaj tij.

Xhemre rrëfen që ka parë një person të tretë. Shahika kërkon ndihmë për të zbuluar më shumë lidhur me këtë fakt.

Barësh përballet me Ryzgar. Përgjigjet e tij do ta shqetësojnë.

Çfarë do të gjejë Ryzgar në xhupin e Derin?

Kategori
Hakmarrje
0 Komente

Përgjigju

*

*