HalimiPartia Demokratike akuzoi sot Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar se në Durrës po kryen prishje ndërtimesh të paligjshme dhe selektive duke anashkaluar ndërtimet klienteliste në breg të detit.

Akuzat u bënë nga deputeti demokrat Eduard Halimi në një takim me banorë të zonës.

Eduard Halimi – Deputet i PD:Asnjë copë letër nuk u është dhënë në dorë qytetarëve. Për 30 minuta kanë kaluar fadromat e INUK-t bashkë me fadromat e policisë dhe kanë shkatërruar gjithçka. Këtu vetëm shtet ligjor nuk mund të ketë. Po vepron me arrogancë të plotë duke e zëvëndësuar shtetin ligjor me një shtet policor, për më tepër kur po prishen banesat dhe lokalet e këtyre fukarenjve dhe shihni nga krahu tjetër ku është dhënë leja e ndërtimit dhe si po ndërtohet pallati”.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar Partia Socialiste me anë të deputetes Blerina Gjylameti.

Blerina Gjylameti- Deputete e PS: “Ankohen pse ligji po zbatohet. Ankohen pse INUK është duke kryer një detyrë, që në fakt duhet të ishte kryer prej vitesh nga Bashkia e Tiranës, që drejtohet nga vetëm Kryetari i opozitës. Por jo vetëm që Bashkia e Lulzim Bashës nuk ka lëvizur as majën e gishtit për të çliruar hapësirat publike nga ndërtimet pa leje, por pikërisht qeveria e Sali Berishës ka qenë ajo që ndërtimet pa leje i ka legalizuar. Janë pikërisht këta të dy, Saliu dhe Luli, përgjegjësit e zaptimit të hapësirave publike”.

Tv Klan