Ka marrë natyrën e një feste zyrtare Halloweeni në Tiranë. Fëmijët i janë drejtuar kopshteve dhe shkollave jo me uniformën tradicionale, por me kostume të tilla.

“Ndodhemi në një nga shkollat e kryeqytetit ku dita e Halloween është kthyer në një festë të vërtetë. Të gjithë fëmijët janë veshur me kostume të frikshme që simbolizojnë këtë ditë.”

Si çdo festë tjetër me status zyrtar, edhe data 31 tetor ka filluar të gëzojë një vëmendje të veçantë, edhe pse shumica e fëmijëve nuk e dinë se çfarë simbolizon në të vërtetë.

Megjithatë dhëmbët fals, kungulli portokalli dhe maskimet në fytyrë nuk kanë munguar ditën e sotme në përshtatje me atmosferën.

Pas mbylljes së procesit mësimor stafet pedagogjike kanë organizuar madje edhe sfilata për të përzgjedhur maskimin më të bukur të ditës.

/Klan Plus