Nis të ndjehet mbërritja e stinës së bukur në Japoni. Hanami është termi që përdoret për të shpjeguar traditën e lashtë vendase, e cila konsiston në daljen nëpër parqe për të admiruar çeljen e luleve në Pranverë. Veçanërisht Japonia është e famshme për lulëzimin e luleve të qershisë, Sakura në gjuhën e tyre, që mbulojnë parqet dhe rrugët e kryeqytetit me ngjyra të ndryshme.

Edhe turizmi lulëzon në këtë periudhë të vitit në vendin ku lind dielli, traditë e cila vijon të ndiqet me fanatizëm nga vendasit, të cilët kalojnë ditët duke shtruar piknikë nën hijet e qershive në lulëzim.

Sakura është një ndër simbolet më të forta të Japonisë dhe admirimi i kësaj mrekullie të natyrës zgjat nga Janari në Okinawa dhe deri në mes të muajit Prill në Tokio dhe Kyoto.

Klan Plus