Një ngjarje kriminale, që mund të kishte patur pasoja të rënda në njerëz është arritur të parandalohet këtë të mërkurë në qytetin e Shkodrës.

42 – vjeçari Arjan Gjeta, pas një konflikti për motive të dobëta me 26 – vjeçarin E.P, dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në një lokal, ku ndodheshin edhe klientë të tjerë dhe më pas është larguar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në lagjen “Mark Lula”.  Fatmirësisht, policia ka bërë të mundur identifikimin në kohë të autorit të dyshuar, lokalizimin e tij dhe arrestimin në flagrancë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë, Gjetës iu gjet 1 armë zjarri automatike dhe 1 krehër me 8 fishekë. Nga të shtënat me armë policia thotë se ka patur vetëm dëme materiale./tvklan.al