287 mjekë do të konkurrojnë të hënën për 186 kuotat e specializimeve. Procesi duhet të ishte mbyllur në fillim të janarit, por shumë prej kandidatëve nuk ju njihen diploma e gjuhës së huaj.

“Një pjesë e aplikantëve e kishin mbrojtur atë në disa institucione të cilat nuk njiheshin nga Ministria e Arsimit, dhe kjo na sillte që numri i aplikantëve të ishte më i vogël se numri i kuotave. Për këtë arsye Senati Akademik i Universitetit mori vendimin për të shtyrë konkursin e specializimit për një muaj, kohë në të cilën studentët të kishin mundësi të mbronin gjuhën e huaj”

Gjuha e huaj do të mbaj sërish peng specializantët e mjekësisë. Rektori i universitetit thotë se niveli C1 i kërkuar prej ministrisë është i panevojshëm për mjekët.

Unë mendoj se C1 për specializimet në mjekësi është shumë i lartë, ndoshta më i lartë se sa është e nevojshme për këtë lloj specializimi. ..ne kemi vendosur ta bëjmë diskutim në senatin akademik të universitetit dhe më pas ti kërkojmë ministrisë ndryshim të kritereve, për uljen e nivelit të gjuhës së huaj sidomos për programet e specializimit afatgjatë”

Ketë vit ka ndryshuar edhe përzgjedhja e degëve. Kandidatët do të renditen në bazë të pikëve dhe përzgjedhja do të bëhet në rend zbritës./ TV KLAN