Ministria e Financave ka hapur katër ofertat e dorëzuara për blerjen  e kompanisë së sigurimeve   INSIG. Në garë janë katër subjekte, Shoqeria Eurosig, Grupi Kastrati,  Balfin Grup , dhe Duraku .

Oferta më e madhe financiare u paraqit nga Eurosig Sh.a  me afro 2.2 miliardë lekë. Me  pas oferta tjetër më e madhe ishte nga Duraku sha me afro 2.1 mld leke. I treti për nga çmimi i ofruar ishte Balfin Sh.p.k me afro 1.6 mld lekë, ndërsa i fundit ishte Kastrati grup me afro 1.5 mld lekë.

Pas kësaj  grupi i punës do të nisë vlerësimin e ofertave duke shqyrtuar të gjithë dokumentacionin e paraqitur, procedurë  që zgjat rreth dy javë.

Me 80 pikë vleresohet  vlera financiare më e lartë e ofruar. Me 10 pikë vlerësohet  plani më I mirë I biznesit ndërsa me 10 pikë të tjera cilësia e investitorit pra kandidati i cili ka ekperiencë në tregun e sigurimeve.

Tv Klan