Një varrezë në të cilën nuk ka simbole fetare është hapur në Suedi, për të mirëpritur numrin gjithnjë e në rritje të ateistëve.

Josef Erdem, një mësues nga Borlange në Suedinë qendrore e propozoi fillimisht këtë ide pasi donte që njerëzit të vendosnin vetë çfarë pamje duhet të kishte varri i tyre.

Ai bëri një aplikim formal për terrenin pas negociatave me përfaqësuesit e Kishës suedeze.

Kjo e fundit do ta mirëmbajë varrezën, por nuk do të përfshihet më tej.

Duke folur për të përditshmen

“The Local”,

Erdem tha se tashmë njerëzit mund të vendosin vetë sesi duhet të duket varri i tyre, por kjo varrezë do të jetë e zhveshur nga të gjitha simbolet fetare e kombëtare.

Suedia është vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të atyre që nuk besojnë në Zot, në bazë të përqindjes së popullsisë, sipas një sondazhi të realizuar në 2015 – ën nga Gallup International dhe WI Network of Market Research.

Në vendin e parë qëndron Kina komuniste./tvklan.al