Megjithëse temperaturat janë rritur sërish disa akse janë problematike, për shkak të prezencës së dëborës dhe akullit. Në njoftimin zyrtar Ministri e Transporteve thotë se asnjë aks kombëtar nuk është i bllokuar.

Në rajonin Shkodërs ka përmirësim në qarkullimin e automjeteve. Shumë nga akset e Dibrës dhe Kukësit sot janë raportuar që qarkullohen pa zinxhirë ose pjesërisht pa zinxhirë. Në të gjitha akset mjetet dhe punëtorët janë në gatishmëri për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës.

Në Tiranë vetëm segmenti Qafë Mollë – Bizë dhe Vilat Qeveritare – Antenat, qarkullohen me zinxhirë. Me kujdes duhet qarkulluar edhe në drejtim të Krrabës, e Sarisalltikut.

Në jug dhe në juglindje, gjithashtu situata është përmirësuar. Në Qarkun e Korçës qarkullohen me zinxhirë vetëm tre akse, Boboshticë – Dardhë, Korçë – Voskopojë dhe Ersekë – Leskovik.

Në Gjirokastër, ka disa segmente me që kalohen zinxhirë, si: Përmet – Çarshovë dhe Erind – Çajup. Në Vlorë, qarkullimi në Llogora kryhet pa zinxhirë./ tvklan.al