Afro 2 muaj nga nisja e punimeve, Bashkia e Tiranës hapi tre segmente të Unazës së Vogël në qendër të kryeqytetit. Gjatë inaugurimit, Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj shprehu vendosmërinë për të respektuar standardet në të gjithë investimet që do të kryhen.

Veliaj premtoi se në Qershor do të nisë puna për sheshin “Skënderbej”, duke mos penguar qarkullimin e automjeteve.

Sipas kryebashkiakut Veliaj, në ndërtimin e unazës së re, janë respektuar edhe të drejtat e ish – pronarëve. Projekti i Unazës së Vogël do të vijojë me prishjen e godinës së INSIG, si dhe zhvendosjen e nënstacionit elektrik që ndodhet pas Hotel Tirana.

Tv Klan