Në një hapësirë prej 135 metrash katrorë, në bienalen më të rëndësishme të arkitekturës së kohës, atë të Venecias, Shqipëria i propozohet kritikës, artistëve, vizitorëve të zakonshëm dhe jo, nga e gjithë bota me “Hapësira Zero”. Pavijoni, përveç, anës artistike është shëmbëlltyra e asaj që ndodh në katin përdhes të Shqipërisë, por më e shumëfishuar në Tiranë. Arsye kjo që çoi edhe në bashkëpunimin dhe bashkëfinancimin e tij nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës.

Në qendër të “Hapësira Zero” është njeriu dhe  aktiviteti i tij me të tjerët. Ideja do të përcillet tek vizitori duke aktivizuar tek ai tre shqisa.

Nga 26 Maji “Bienalia e Venecias” hapet. Objektivi është që ekspozita të bëhet shëtitëse si një formë alternative e prezantimit të vizitorëve të huaj me Shqipërinë.

Tv Klan