Shteti shqiptar do të nisë betejën ligjore me Bankers Petroleum. Pas 1 viti përplasjeje me kompaninë për çështjen e pagesës së tatim fitimit, vendimin përfundimtar se kush ka të drejtë do ta japë Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Qeveria vendosi 5 muaj me parë ta ankimojë në arbitrazh çështjen e 60 milion dollarëve, taksa që Bankers duhet të paguante për vitin 2011-të, por pengesë deri më sot ishte bë gjetja e parave për të regjistruar çështjen në arbitrazh.

Pala kryesore që duhet të padiste Bankers në arbitrazh ishte Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, e cila nuk po arrinte të gjente 240 mijë dollarë për të hapur çështjen.

Ditën e fundit të afatit që gjykata kishte lënë për të bërë pagesësn, AKBN ka arritur të sigurojë shumën përmes një huaje nga kompania Albpetrol.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe AKBN.

Ka 11 vite që kompania Bankers merr naftën e nëntokës shqiptare, por nuk ka paguar ndonjëherë tatim – fitim për shkak të shpenzimeve të larta që raporton në bilancet e fundvitit.

Një vit më parë tatimet në bazë të një vendimi gjykate bllokuan llogaritë e Bankers për të vjelë taksën e 2011-tës, por Bankers e ankimoi në arbitrazh.

Seanca e parë shkoi në favor të Bankers, por në të dytën arbitrrazhi u dha të drejtë tatimeve. Menjëherë pas kësaj, kompania pezulloi padinë dhe pranoi ta zgjidhet çështjen me ekspertë. / TV KLAN