Është hapur zyrtarisht edicioni i 71 i festivalit të filmit në Kanë. Ceremonia u prezantua nga aktori dhe regjisori francez Edouard Baer, por zonjë shtepie në ceremoninë inauguruese ishte presidentja e jurisë Cate Blanchett. I ftuar nderi i këtij edicioni është regjisori Martin Scorceze, i cili u prit me duartrokitje të gjata dhe ovacione ne sallë.

Por është pritur më qetë me duartrokitje të vakëta filmi hapës i i festivalit, “Everybody Knows”, ose të gjithë e dinë, triller sentimental i regjisorit iranian Asghar Farhadi, me protagonistë Penelope Cruz e Javier Bardem.

Pjesë e jurisë është edhe Kristen Steëart, e cila nuk kaloi pa vëmendje në tapetin e kuq me stilin e saj rock dhe personalitetin spikatës.

Në 12 ditë të festivalit do të prezantohen 21 filma në garën për palmën e artë që do të jepet me 19 Maj.

Tv Klan