recepsionistja

Prej disa ditësh, në Japoni është hapur “Hoteli i çudive”. Jo më kot quhet kështu, pasi nuk ka asnjë punonjës që u shërben klientëve. Çdo gjë e bëjnë robotët, duke nisur nga recepsioni. Nëse dini japonisht mund të merreni vesh me këtë android femër.

Për ata që nuk dinë japonisht, shërben dinosauri anglishtfolës. Ky robot ju ndihmon të bëni check-inin. Ai bën edhe identifikimin e fytyrës së klientit.

Një tjetër ju ndihmon me valixhet, për t’i dërguar në dhomë.

Ndërsa roboti në formë tulipani i përgjigjet çdo kërkese me zë të klientit. Ai ndez dritat, tregon temperaturën e dhomës dhe parashikimin e motit.

Më i madhi është ai që vendos valixhet nëpër rafte, në dhomën e ruajtjes.

Hoteli me 144 dhoma ndodhet në qytetin jugor të Sasebos. Një dhomë kushton 73 dollarë nata. Për drejtuesit e hotelit, përdorimi i robotëve do të thotë një ulje e konsiderueshme e shpenzimeve dhe rritje e fitimeve.

Tv Klan