bashaNë nder të viktimave të komunizmit, bashkia e Tiranës çeli në sheshin “Skënderbej” muzeun virtual të martirëve të regjimit.

Teksa përkujtoi me respekt ato që u burgosën dhe u vranë për liri, Basha tha se shfaqja e fotos së Enver Hoxhës në ceremonitë qeveritare është përdhosja më e madhe që i bëhet viktimave të komunizmit.

Lulzim Basha- Kryetari i Bashkisë Tiranë: “Prej një viti përballemi me rehabilitimin e gjakatarit Enver Hoxha. Fotografitë e tij valviten mbi kokat e Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit, të një vendi anëtar në NATO dhe kandidat për Bashkimin Europian, portretet e atij që ishte armiku më i egër i Shteteve të Bashkuara i Europës së Bashkuar. Kjo është përdhosja më e madhe që i bëhet sakrificës dhe gjakut të mijëra e mijëra bijëve dhe bijave të këtij vendi, që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë”.

Kreu i bashkisë njoftoi hapjen më 8 dhjetor të projektit “Drejt Lirisë”, në përkujtim të 25-vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike.

Tv Klan