Apartamenti në Londër ku jetoi Jimi Hendrix, mbi 45 vite më parë është hapur për publikun.

I restauruar ashtu si në kohën kur jetonte rock-stari, i cili e kishte dekoruar me idetë e tij gjithçka që nga perdet, tek jastëkët dhe ornamentet, apartamenti kishte një vlerë të veçantë, sepse sipas tij ishte “e vetmja shtëpi e vërtetë e tij”.

Me qilime në dysheme, gazeta dhe disqe të vjetër, si dhe një kitarë e vendosur në shtrat, duket sikur apartamenti është thyer pas në kohë.

Hendrix nisi të jetoi në këtë apartament në Korrik të vitit 1968, kur e dashura e tij Kathy Etchingham e gjeti për herë të parë në një lajmërim gazete.

Në këtë vend ai shkruante muzikë, bënte prova, por dhe ka dhënë shumë intervista televizive./tvklan.al