Ndërtesa e Piramidës që sot do jetë e hapur për publikun për aktivitete të ndryshme. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo ndërtesë nuk do të jepet me koncesion, por do të ngelet një vepër publike autentike e qytetarëve të kryeqytetit.

“Kemi përmbushur premtimin për t’ja kthyer publikut Piramidën. Nuk do jepet me koncesion, por do ngelet një vepër publike autentike e qytetit të Tiranës”

Veliaj tha se për përzgjedhjen e projektit për Piramidën, do të ndiqet e njëjta praktikë diskutimi si për planin urbanistik të Tiranës, apo Bulevardin e kryeqytetit.

Shfaqjet teatrale janë rezervimet e para për të përdorur ambientet e piramidës./ TV KLAN