Autostrada Elbasan – Tiranë u hap sot për kalimin e automjeteve në të dyja drejtimet. Autoriteti Rrugor Shqiptar krijoi një karrexhatë në kahun e lëvizjes Tiranë – Elbasan, për të shmangur pjesën ku u shemb një masiv i madh shkëmbor.

Prej mëngjesit të së hënës lëvizja në të dy krahët bëhet nga ana e tunelit. Por në pjesën e karrexhatës, shpejtësia është e reduktuar ndjeshëm.

Automjetet tashmë nuk e kanë të nevojshme të përshkojnë rrugën e vjetër e Kërrabës, por mund të përdorin bypass-in. Në këtë vend janë vendosur forca policie dhe punonjës të ARRSH që normalizojnë qarkullimin e automjeteve.

Ata thonë se nëse rruga do të paraqesë probleme mund të bllokohet sërish. Nëse jo qarkullimi për rreth 2 km do të vazhdojë në këtë mënyrë deri në stabilizimin përfundimtar të rrezikut.

Tv Klan