Dy qytetarë në Tiranë janë proceduar dhe po hetohen në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës pasi u konstatuan duke hapur një kanal në Kodër Kamëz në rrugën “Islam Spahiu”.

Dy personat, A.R 45 vjeç dhe P.Z 50 vjeç pretendonin se dispononin leje për punime nga Njësia Administrative 11.

Nga hetimet paraprake të policisë rezulton se Njësia Administrative 11, e drejtuar nga Gentian Arapi (LSI)  ka lëshuar vetëm një leje për 45-vjeçarin A.R në kushtet e emergjencës për përmbytje.

Gjithashtu policia i ka kërkuar informacion Bashkisë së Tiranës, nëse leja e dhënë i përmbahet punimeve të kryera dhe a është kompetencë e njësisë administrative për dhënien e këtyre lejeve.

/tvklan.al