Kreu i AAK, Ramush Haradinaj, i arrestuar  nga policia Franceze mbrëmjen e së mërkurës ka nxjerr një status në rrjetin social Facebook. Ai shkruan se : është për të ardhur keq që ka ende shtete që respektojnë vendimet e Millosheviçit, ndërsa shtetet si Gjermania, Austria janë ndarë njëherë e përgjithmonë nga ai regjim.

Haradiaj ka lënë një porosi për miqtë e Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës, se Rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush. Statusi:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit, ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë “poternicat” e tyre.

Ne si popull e si individë, nuk jemi trembur nga tanket e Millosheviqit e lere më nga fletarrestet e tij.

Kam një porosi për miqtë e Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës, „Rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush“.

Nuk i kemi rënë në qafë askujt dhe nuk do të lejojmë të na bjerë në qafë askush!

Do të takohemi shpejt në Kosovë!

Juaji Ramush Haradinaj