Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka shprehur keqardhjen e tij ndaj vdekjes së vajzës së aktorit të njohur kosovar Çun Lajçit.

Në llogarinë e tij në Facebook, përmes një mesazh ngushëllimi, Haradinaj është shprehur i prekur për humbjen e jetës së 33-vjeçares Bubulina Lajçi e cila u gjend pa shenja jete një ditë më parë në lagjen ”Dardania”.

“Jam i prekur thellë nga humbja e një jete të re. Bubulina Çun Lajçi braktisi ëndërrta e jetës, prindërit dhe miqtë e saj.

Ishte fëmijë artistësh dhe vet aktore, nga e cila pritej shumë, por ajo e mbylli ciklin e jetës para kohe.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, në veçanti për mikun tim, Çun Lajçin.

Bëhuni të fortë dhe ruani kujtimet për të”

. RH

/Klan Kosova