Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, foli për gjendjen e sigurisë në vend dhe vrasjen e Oliver Ivanoviçit që ndodhi sot në mëngjes në veri të Mitrovicës.

Ai tha se kjo vrasje ka parametra të keqpërdorimit politik dhe më shumë.

“Institucionet e sigurisë po vazhdojnë ta kryejnë punën e tyre. E dënojmë vrasjen dhe e dënojmë shfrytëzimin e saj për axhenda politike”.

“Mund ta ftojmë FBI, por nuk lejojmë të ketë ndërhyrje nga instanca nga jashtë Kosovës së këto edhe po shkaktojnë probleme atje”.

Gjatë kësaj mbledhje, foli edhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni i cili tha se policia ka informacionet për prejardhjen e veturës, nga e cila u vra Oliver Ivanoviqi.

“Nuk mund të jap më shumë detaje, por informacionet që kemi janë të mjaftueshme që të gjurmojmë pronarin e kësaj veture”

./klankosova