Ramush Haradinaj, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili po ballafaqohet me drejtësinë franceze pasi u ndalua nga autoritetet atje, si pasojë e një fletarresti të lëshuar nga Serbia në Interpol ka shkruar një status falënderimi për shqiptarët e Diasporës në llogarinë e tij në Facebook.

Të nderuar bashkëkombës nga Diaspora,

E dëgjova zërin tuaj nga Colmari i Francës, në mbështetje të një të drejte që nuk tjetërsohet!

E di që keni udhëtuar edhe me mijëra kilometra, por vetëm ata që janë të vendosur, arrinë atje ku janë nisur.

Kështu të vendosur ishim edhe për lirinë e Kosovës, e kështu të vendosur do të jemi edhe në ndërtimin e paqes së saj!

Rruga e nisur për në familjen e madhe evropiane, për çka edhe ju po jepni një kontribut të madh, nuk mund të ndalet më!

Do të jemi bashkë në rrugëtimin tonë!

Juaji Ramush Haradinaj”./

Tvklan.al