Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka njoftuar  se i ka dërguar nga një letër kryetarit të Vetëvendosjes Visar Ymeri, atij të LDK-së Isa Mustafa dhe udhëheqësve  të Listës Serbe që deri sot një javë të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Haradinaj pas takimit të Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se për nesër ka propozuar takime me Visar Ymerin dhe Isa Mustafën.

Para kësaj mbledhjeje, Haradinaj ka pritur në selinë e partisë së tij në Prishtinë, ambasadorin amerikan, Greg Delawie./Klan Kosova