Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë prezantimin të kandidatëve për kryetarë të komunave nga salla 1 Tetori në Prishtinë, ka thënë se deri sot, Kosovës i ka munguar qeverisja që vepron dhe kryen punë, një qeverisje që temat janë në interes të qytetarit.

Kosovës i ka munguar një qeverisje që nuk i përzgjedh veç të mirat dhe të lehtat, por i pranon të gjitha që janë në interes të qytetarit. Temat që janë në interes të qytetarit, janë obligimi ynë, këtë po e bëjmë çdo ditë.

Jo çdo herë e drejta dhe e vërteta është besuar. Ka plot në Kosovë që flasin e shesin moral në mënyrat më të çuditshme, por e vërteta është ndryshe, ka disa në këtë vend që ju dhemb vendi, dhe që besimin e kërkojnë për njeriun e këtij vendi.

I kam dëgjuar partitë opozitare me kritikat e tyre, unë kam bërë një betim, unë nuk kthehem prapa me i sha ata që ishin në punë.

Kosova i do njerëzit e vet, por poashtu Kosovën s’mundet ta mashtrojë askush, ata që mendojnë se e kanë mashtruar qytetarin e Kosovës, kanë me u bind shpejt që qytetari i vendit i lexon ata drejt. Ata që punojnë, do të shpërblehen”

.

Haradinaj pati edhe disa fjalë për kritikuesit.

Shumë njerëz po thonë, i tregojmë Ramushit, i ka kaq ditë e kaq muaj, por mos harroni që në Kosovë, 1 orë e Ramushit është sa shumë vjet të tyre në punë. Disa më njohin në punë i ka kapur panika se e dinë në kohë sa kemi me ju ik. Kandidatët që janë këtu janë njerëz të Kosovës, e ndjejnë këtë vend.

Anëtarsimi në NATO, nuk është vetëm siguri për Kosovë, por ndikim direkt në ekonomi, investimet janë të garantime. Zbatimi i MSA-së nuk është vetëm normë por janë efekte në jetën tonë, e zbatojmë për ta bërë Kosovë Europë, sepse ashtu jemi, kemi qenë dhe do të jemi”.

Populli e do liberalizimin dhe ka me ardhë në kohë rekord. Dialogu s’ka alternativë, por Kosova duhet të sigurohet që është vetvetja dhe perspektiva e saj është e garantuar. Po ju premtoj që s’do t’ju zhgënjej

”./Klan Kosova