I kandiduar për kryeministër nga radhët e PAN, Ramush Haradinaj, ka thënë se më në fund Kosova do të niset, tash pasi që kanë arritur marrëveshje edhe me AKR-në.

Haradinaj tha se liderët e PAN kanë një nder të madh sepse këtij koalicioni besimin ia ka dhënë një parti që, sipas tij, sjell vlera të reja, duke iu referuar AKR-së.

Në veçanti, ai e falënderoi liderin e kësaj partie, Behgjet Pacollin.

Ky bashkim i mundëson Kosovës nisjen, një nisje shumë të nevojshme

”, tha Haradinaj.

Më në fund Kosova u nis, vonesat kanë qenë shumë të rënda”.

“Zotëri Pacolli, ju faleminderit për besimin sot”, përfundoi Haradinaj./KlanKosova