Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur në një lidhje telefonike në emisionin “Opinion”, në Tv Klan për arrestimin e tij në Francë, pas një urdhër-arresti nga Serbia.
Pas lirimit me kusht, Haradinaj ka thënë se shteti i Kosovës ka qenë i pafuqishëm në lidhje me Serbinë, sa i përket arrestimit të tij. Por ish-komandanti i UÇK-së thotë se një tjetër rol ka luajtur Tirana zyrtare dhe politikanët shqiptarë. Sipas tij ata kanë ndihmuar në lirimin e tij, ndërsa ka qenë vazhdimisht në kontakt me ta.
“
Falënderoj gjithë liderët shqiptarë. Sot kam fol në telefon me zotin Meta në telefon. Me Thaçin nuk kam folur
”, deklaroi Haradinaj.
Jo në mënyrë të drejtpërdrejt, por lideri i AAK-së tha se Serbia nuk ka asnjë shans që ta ekstradojë atë nga Franca.
“Jam shqiptar, trashëgimtar i ilirëve. Serbia s’ka juridiksion mbi mua”.
Sa i përket akuzave të reja, që sipas mediave serbe kanë ngritur autoritetet në Beograd, Haradinaj tha se aty nuk ka asgjë të vërtetë./ tvklan.al