Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë në tubimin përmbyllës të mbajtur në Prishtinë, se tashmë është e sigurt që Qeveria e Kosovës do të formohet nga trinomi – Partia Demokratike, Aleanca dhe Nisma.

Madje Haradinaj që sot, dy ditë para zgjedhjeve, ka uruar qytetarët e Kosovës.

“Urime qeveria e integriteti territorial, urime qeveria që nuk diskriminon, urime qeveria që unifikon, urime qeveria e qytetarëve të barabartë, urime qeveria që kujdeset për shqiptarët, urime qeveria që merr njohje, urime qeveria që e forcon miqësinë me Amerikën, miqësinë e shenjtë të shqiptarëve”, ka thënë, pos tjerash

, Haradinaj.

“Fitues Kosovën e bëni ju, votoni të gjithë, votojeni koalicionin e fitues, votojeni qeverinë që nuk njeh dështime dhe shkon faqebardhë përpara”./

KlanKosova