Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se deklarata e përbashkët e nënshkruar nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, shënon një ecje përpara të shtetit të Kosovës.

“Na vjen mirë prej gjitha vendeve të BE-së, posaçërisht prej kancelares Merkel dhe presidentit Macron, falënderoj presidentin Borissov që ishte i vendosur në qasjen e tij dhe i falënderojmë vendet e ish-Jugosllavisë që kishin mirëkuptim të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe qasjen e respektueshme ndaj kërkesave tona. Është e ditur se jemi në prag të një marrëveshjeje finale me Serbinë për njohje”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka përmendur se Kosova dhe Mali i Zi janë marrë si model edhe nga institucionet e BE-së për çështjen e demarkacionit dhe se ky proces është përdorur si shembull i mirë.

“Po ashtu u paralajmërua se tema e madhe e mbetur është definimi i çështjes Kosovë-Serbi, njohja në këtë rast. Nuk ka zgjidhje tjetër. Serbia pa e njohur Kosovën nuk mund të hyjë në BE.

“Kosova duhet të avancojë që të vjen të statusi i kandidatit, por çështje me rëndësi e kemi liberalizimin e vizave. U thash se me liberalizimin e vizave se nuk do të shkojmë emigrantë”,

 është shprehur Haradinaj./Klan Kosova