Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të enjten pritet të dalë sërish para trupit gjykues francez. Lajmi është bërë i ditur avokati i tij në Kosovë, Arianit Koçi.

Avokati Koçi thekson se ish-komandati i Zonës së Dukagjinit, të enjten, do të lirohet me kusht, deri në përfundimin e procedurës dhe dhënies së vendimit përfundimtar.

Javën e kaluar një Gjykatë Apeli në Francë, vendosi qëndrimin e Hardinajt në paraburgim. E njëjta gjykatë i dha Serbisë afat kohor që të depozitojë prova ndaj kreut të AAK-së Haradinaj.

Haradinaj u arrestua nga policia franceze në aeroportin e Bazelit, që shtrihet në dy shtetet, Zvicër dhe Francë. Arrestimi i tij u bë në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia që kërkon ekstradimin e Haradinajt në Beograd për ta gjykuar për krime lufte.

Në qershor të 2015-s, Haradinaj kishte rënë në pranga të policisë edhe në Slloveni nga po i njëjti urdhër-arrest./ tvklan.al