Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për shtyp teksa e konsideroi lajm të mirë rrëzimin e qeverisë së Isa Mustafës, i bëri thirrje popullit kosovar që t’i japin besimin për të nxjerrë vendin nga katrahura, që sipas tij, e ka futur qeveria në ikje.

Haradinaj vlerësoi reflektimin e deputetëve të PDK, të cilët votuan pro rrëzimit të qeverisë së Isa Mustafës, ndërsa theksoi se partia që ai drejton nuk do të krijojë asnjë koalicon me partitë që ishin në pushtet.

“Në asnjë variant nuk do të bashkëpunojmë me partitë që ishin në pushtet. I bëjmë thirrje qytetarëve që me votë të na japë besimin që ta nxjerrim vendin nga katrahura që e ka futur PDK, LDK. E mirëpresim reflektimin edhe pse kaq vonë, edhe të deputetëve të PDK, pra të pozitës. Rrëzohet ky version i gabuar, rikthehet versioni i drejtë. Ia kam bërë me dije që herët atyre që kanë qenë në pushtet, që nuk munden të na thyejnë në çështje të territorit. Rënia e qeverisë Mustafa është lajm i mirë, sepse Kosova po i rikthehet përsëri sovranit. Ne kërkojmë ndihmën e SHBa-ve dhe BE-së që të na ndihmojnë në zgjedhje që askush të mos nderhyjë në zgjedhjen e sovranit.”

I pyetur për Asosacionin, Haradinaj tha se çështja do të trajtohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit,

“por nuk do të zbatojmë marrëveshje që e ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese”./

tvklan.al