Një hartë e gabuar që raportohet se përdoret nga një autoshkollë në Danimarkë ka zemëruar serbët, pasi në të shfaqet territori i Serbisë dhe Kosovës në një shtet, por me mbishkrimin Kosovë.

“InSerbia” thotë se sipas fotove nga një qendër për trajnimin e shoferëve në Danimarkë, të publikuar në Twitter, “në glob ka vetëm Kosovë dhe nuk ka Serbi”.

“Danimarka: Serbia nuk ekziston, kryeqyteti i Kosovës është Beogradi, sipas hartës,” shkroi “InSerbia”.

Media serbe kujton se Danimarka e ka njohur pavarësinë e Kosovës që në 2008-ën, vit në të cilin është shpallur./tvklan.al