Gazeta greke “Protothema” i ka kujtuar Ankarasë se territoret në jugperëndim të Turqisë së sotme banoheshin nga grekët mijëra vite më parë.

Gazeta publikoi një hartë që tregon origjinën e të gjithë karaktereve të “Iliadës”, poemës epike të Homerit.

Ngjarjet e Iliadës ndodhën diku mes Shekullit XI dhe XII para Lindjes Krishtit, rreth 400 vjet para se të jetonte Homeri.

Harta është marrë nga blogu i Jason Kottke, i cili pyet nëse vërtetë heronjtë homerianë banonin në një territor kaq të gjerë apo mos Homeri e kishte mbushur poemën e tij me heronj nga e gjithë zona ku banonin grekë në mënyrë që dëgjuesit e saj ta ndjenin veten të lidhur me historinë.

Publikimi i hartës nga “Protothema” vjen në një kohë që Turqia dhe Greqia kanë mosmarrëveshje lidhur me disa ishuj të pabanuar në detin Egje dhe kur kanë rinisur garën e armatimit.

Duket sikur mesazhi i gazetës është i qartë, ajo i kujton Ankarasë se jo vetëm që ishujt i përkasin Greqisë, por edhe Izmiri, Dardanelet dhe Stambolli ka qenë tokë greke jo vetëm në kohën e Bizantit, por shumë më herët, që në kohën e Iliadës./tvklan.al